Zelensky për Putinin: S’mund të keni kompromis apo dialog me një gënjeshtar

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka thënë se vdekja e Yevgeny Prigozhin, liderit mercenar rus, avioni i të cilit u rrëzua disa javë pasi ai udhëhoqi një kryengritje kundër udhëheqjes ushtarake të Moskës tregon se çfarë ndodh kur njerëzit bëjnë marrëveshje me liderin rus, Vladimir Putin.

Ndërsa kundërofensiva e Ukrainës kalon në muajin e katërt, me vetëm përfitime modeste për të treguar deri më tani, Zelensky tha se ai hodhi poshtë sugjerimet se ishte koha për të negociuar paqen me Kremlinin, raporton CNN, transmeton klankosova.tv.

”Kur doni të keni një kompromis ose një dialog me dikë, nuk mund ta bëni këtë me një gënjeshtar”, deklaroi, Zelensky.

Ai tha se kur Putin e kuptoi se një pjesë e madhe e shoqërisë e mbështeste Prigozhin, “ai e vrau atë. Por para se të vriste, ai i dha atij premtime, territorin e Bjellorusisë i dha lokacione të reja, çështjet dhe bizneset e Afrikës, shumë gjëra të ndryshme”.

Vdekja dramatike e liderit Wagner, e cila pasoi një rebelim jetëshkurtër që kërcënoi autoritetin e presidentit rus, ishte një paralajmërim për t’u marrë parasysh, sugjeroi Zelensky.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share