Tërmeti në Marok / MPJ e Maqedonisë: Dy shtetas tanë kanë kërkuar ndihmë!

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë duke shprehur ngushëllime dhe keqardhje për viktimat nga tërmeti katastrofik që goditi Marokun, me epiqendër në provincën Al Hauz, në jugperëndim të Marrakeshit, apeloi për shtetasit e Maqedonisë që ndodhen atje, që të lajmërohen për t’iu ndihmuar dhe evakuuar, përcjell KlanM.

“Ju informojmë se Përfaqësia jonë diplomatiko-konsullore në Kajro është në komunikim me institucionet kompetente në Marok, për qytetarët që mund të jenë në rajonet e prekura dhe nevojën për evakuim. Në Përfaqësinë tonë diplomatiko-konsullore në Kajro, deri më tani janë paraqitur vetëm dy shtetas tanë, të cilët janë evakuuar dhe aktualisht ndodhen në një kamp në Marrakesh, në gjendje të mirë dhe nesër në mbrëmje do të udhëtojnë drejt Madridit. Ftojmë të gjithë shtetasit e Maqedonisë së Veriut që aktualisht ndodhen në Marok dhe kanë nevojë për ndihmë konsullore, të telefonojnë në numrin kujdestar të Ambasadës në Kajro +20 103 361 5542 dhe në numrin SOS të Ministrisë së Punëve të Jashtme 075/273-732.”, thonë nga MPJ./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share