KOMUNA: S`KA SHTYRJE TË AFATIT PËR LIRIMIN E OBJEKTIT
Punonjësit e strukturave paralele në veri të Mitrovicës e që besohet se janë rreth 40 kanë kaluar natën në objektin në të cilin kanë kryer shërbimet deri tash.
Kjo për faktin se ata nuk kanë dashur ti zë ndonje befasi pasi nuk duan të lirojnë këtë objekt pronë e komunës së Mitrovicës së Veriut e për të cilin ka skaduar afati sot për ta liruar.
Komuna e Mitrovicës fillimisht u kishte dhënë afat 3 dite për të liruar këtë objekt por pas ndërhyrjes së Bashkimit Evropian e kishte shtyrë afatin edhe për dy javë të tjera.
Hyrje daljet ishin të kufizuara ndërsa nuk vërehej prani e policisë, ndërsa nuk ka pasur veprim për largimin e tyre nga objekti.
Nga komuna kanë thënë se nuk kanë shtyrë vendimin.
E Lista Serbe ditë më parë ka paralajmëruar se nuk do të lejojnë që këta punonjës të largohen nga objekti. Janë katër disastere që funksionojnë paralelisht në këtë objekt ndër to edhe një degë e zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë si dhe Fondi Pensional Serb.