KOVAÇEVSKI: PRES TË IDENTIFIKOHEN AUTORËT ME EMËR DHE MBIEMËR
Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti tha sot se nuk mund të ndërhyjnë në rastin e Onkologjisë, megjithatë ai siguroi se rasti do të ketë epilog gjyqësore. Sipas tij, nuk do të jetë nën presion gjithë komuniteti i mjekëve, por do të ketë saktë emër dhe mbiemër se kush ka shkelur procedurat dhe ka kryer keqpërdorime.
”Prokuroria dhe organet hetuese punojnë në mënyrë intensive, ne jemi në komunikim intensiv edhe me Ministrinë e Punëve të Brendshme edhe me Prokurorinë dhe gjithçka që duhet nga ana jonë dokumente dhe konsultime nëse duhet edhe dokumentacion që nuk është kërkuar ende ne jemi të hapur dhe transparent dhe jemi këtu për çka do që është nevojë” – tha Mexhiti.
Edhe kryeministri, Dimitar Kovaçevski pret që të identifikohen persona dhe keqpërdorimet që janë bërë dhe të dënohen sipas ligjit.
“Mjaft ishte 30 vite vetëm arsyetime, vetëm mënyra se si të mos dënohet diçka, ndërsa qytetarët të presin edhe drejtësi dhe të presin shërbime më të mira dhe për këtë, kësaj radhe kjo do të jetë në çdo seancë të Qeverisë do të jetë pyetje deri ku është procedura” – tha Kovaçevski.
Javën e kaluar Prokuroria dhe Ministria e Brendshme kryen bastisje në Klinikën për Onkologji në Shkup dhe në dy banesa private, pasi në opinion dolën informata se një rrjet i personelit mjekësore në këtë klinikë kanë keqpërdorur ilaçet e shtrenjta kundër kancerit dhe i kanë shitur në tregun e zi, ndërsa u janë dhënë terapi gjysmake dhe jo adekuate. /KlanMacedonia/