Një çift austriak që ishin në muajin e mjaltit janë zhdukur në Greqi pasi shirat e rrëmbyeshëm shkatërruan shtëpinë ku ata po qëndronin.
Shërbimet e urgjencës i kanë thënë BBC-së se janë në kërkim të çiftit dhe disa personave të tjerë të zhdukur.
Njerëzit në Greqinë qendrore u bllokuan në shtëpitë e tyre pasi përmbytjet kapluan fshatra të tërë, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv
Ndërsa, është raportuar se dhjetëra njerëz kanë mbetur të vdekur që kur stuhia Daniel goditi Greqinë, Turqinë dhe Bullgarinë këtë javë.