Rasti “Onkologjia”: Protestë – kërkohet përgjegjësi penale dhe politike!

NJË JAVË AFAT PËR REZULTATET KONKRETE NGA HETIMET – PROTESTAT VAZHDOJNË?!

Përgjegjësi penale dhe politike – ishte kërkesa kryesore e protestës së mbrëmshme para Qeverisë dhe Prokurorisë pas skandalit në Klinikën e Onkologjisë. Autoritetet kanë një javë afat për rezultate konkrete dhe të përshpejtohet procesi hetimor, në të kundërtën, do të protestohet edhe javën e ardhshme.

Në mënyrë simbolike, me “duar të përgjakur”, mantelë të bardhë të mbuluar me ngjyrë të kuqe, kërkesa për dorëheqje dhe përgjegjësi si dhe gjuajtje të vezëve në drejtim të ndërtesave të Qeverisë dhe Prokurorisë Publike, ishte epilogu I protestës për skandalin që ditëve të fundit po e trondit vendin lidhur me Klinikën për Onkologji në Shkup.

Dominonin parulla me mesazhe “Vrasës për profit”, “Sa vlen jeta e njeriut”, “Vjedhës, vrasës”, “Monstra”, “Onkologjia-gjenocid” e të ngjashme.

Disa pjesëmarrës të protesës rrëfyen dëshmi traumatike personale për të afërmit e tyre që kanë humbur betejën me kancerin në Klinikën për Onkologji.

“Para një jave humba nënën nga kanceri i mushkërive. Dhimbja është e madhe. Për shkak të llojit të kncerit ishte vënë në kemoterapi. Ishte e fortë, por pas tre sesioneve kemoterapike u dobësua dhe për një javë vdiq. Nuk e di se cfarë I kanë dhënë”

“Humba të birin 31-vjecar. 44 vite jam infermiere dhe nuk e di si I gjetën citostatikët për 10 minuta. Pas kemoterapisë, djelit nuk e humbi oreksin, nuk I ranë flokët, e as që u dobësua. Kjo nuk ndodh vetëm në shëndetin public, mua më ndodhi në atë privat”

Në mesin e pjesëmarrësve ishin edhe aktivistë të partisë “E Majta” si dhe lideri I tyre, Dimitar Apasiev. Policia kishte ndaluar e më pas janë liruar dy aktivistë të kësaj partie.

Sjellja e pahijshme e udhëheqësisë së “Levicës” është dënuar nga aktivistë qytetar, profesorë universitar dhe personalitete publike, që kanë dënuar tentativat për promovim personal dhe partiak, në dëm të qytetarëve të revoltuar.

Protesta përfundoi me ultimatumin drejtuar autoriteteve që brenda një jave të dalin me rezultate konkrete për ngjarjet në Klinikën e Onkologjisë, në të kundërtën, sic u tha, protestat sërish do të vazhdojnë. Gjithashtu u bë thirrje që protestave të mos u jepen konotacion politik.

Protesta ishte paralajmëruar përmes rrjeteve sociale dhe erdhi si reagim, pasi gjatë fundjavës MPB-ja dhe Prokuroria nisën bastisjet në Klinikën për Onkologji në Shkup, pas njoftimeve se në “tregun e zi” janë shitur ilaçe të shtrenjta kundër kancerit, kurse pacientëve u janë dhënë terapi gjysmake dhe jo adekuate./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share