Dëmtimet “kërcënojnë” Poloninë, Szczesny larg fushave prej ditësh

Lajme të mira për kombëtaren shqiptare mbërrijnë nga Polonia. Tre prej yjeve të skuadër pritet të mungojë për dy duelet kualifikuese të Euro2024, njëra prej të cilave dhe ajo përballë kuqezinjve të Sylvinhos. Sipas asaj që raportohet në mediat vendase, portieri Shezni mund të mos jetë në dispozicion të trajnerit Fernando Santos për shkak dëmtimi.

Ai ka munguar prej ditësh në stërvitje me Juventusin, duke ngritur kështu alarmin në kampin polak. Por mungesat e Polonisë në ndeshjet ndaj Ishujve Faroe dhe Shqipërisë nuk ndalen këtu. Lukas Skorupski dhe Nicola Zalewski kanë braktisur grumbullimin, pasi kanë pësuar dëmtime dhe nuk do të jenë në dispozicion për këto takime.

Mungesa tepër të rëndësishme për Santos, me Poloninë që ka dy duelet më përcaktuese për fatin e tyre në grupin kualifikues. Polakët duhet të gjejnë zëvendësuesin për këta 3 futbollistë të cilët aktivizohen në Serie A italiane. Polonia renditet e katërta në grupin E me 3 pikë të grumbulluara pas 3 sfidave. Fitorja e vetme erdhi në sfidën përballë Shqipërisë në Varshavë në muajin mars, ndërsa ajo e kthimit do të jetë të dielën e 10 shtatorit, duel që do transmetohet falas në Tv Kombëtar Klan.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share