Nobeli tërheq ftesat për Rusinë dhe Iranin

Fondacioni i Nobel ka anuluar vendimin e shumë kritikuar për të ftuar Rusinë, Bjellorusinë dhe Iranin në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të këtij viti në Stokholm.

“E pranojmë reagimin e fortë në Suedi”, tha fondacioni.

Rusia dhe aleati i saj Bjellorusia nuk u ftuan vitin e kaluar pas pushtimit rus të Ukrainës, ndërsa Irani u la jashtë për shkak të të drejtave të njeriut, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Ukraina e kishte kritikuar vendimin e këtij viti dhe anulimin e sotëm e quajtën si “një fitore për humanizmin”.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve mbahet në Stokholm më 10 dhjetor, në përvjetorin e vdekjes së Alfred Nobelit, njeriut që themeloi fondin. Atje, mbreti i Suedisë nderon laureatët në fusha duke përfshirë mjekësinë, fizikën, letërsinë dhe ekonominë.

Fondacioni Nobel në një njoftim të shtunën, mbrojti vendimin e tij të mëparshëm, duke thënë se “është e rëndësishme dhe e drejtë që të zgjerojmë kontaktet sa më shumë të jetë e mundur me vlerat dhe mesazhet që përfaqëson Çmimi Nobel”.

Por njoftimi i së shtunës nuk trajtoi një pjesë tjetër të mesazhit të mëparshëm që ka shkaktuar shqetësim në Suedi. Ai përqendrohet në ftesën për “të gjitha partitë që kanë përfaqësim parlamentar në Suedi përmes zgjedhjeve demokratike”.

Kjo përfshin demokratët e Suedisë kundër imigracionit, një parti e themeluar nga simpatizantët nazistë, të cilët ishin shmangur nga opinioni publik për dekada. E kryesuesi i tyre, i ftuar për herë të parë, Jimmie Akesson ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë.

“Fatkeqësisht, jam i zënë atë ditë”, shkroi ai në Facebook.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share