Atletja më e mire shqiptare Luiza Gega ka thyer rekordin kombëtar në disiplinën 3000 metra me pengesa në garën prestigjioze ku kanë marrë pjesë atletet më të mira botërore “Diamond League”, të mbajtur në Zyrih.
Gega ka shënuar rezultatin 9 minuta 09 sekonda e 64 të qindtat në garën e mbrëmjes së të enjtes, duke thyer rekordin e radhës në një karrierë të pabesueshme. Duhet theksuar se edhe në “Diamond League” Luiza nuk ishte në formën e saj më të mirë fizike, pasi ende nuk e ka kapërcyer plotësisht dëmtimin.
Megjithatë ajo bëri një paraqitje mbresëlënëse, teksa në garën e radhës në “Diamond League” morën pjesën atletet më të mira të botës. Me kohën 9:09.64, Gega u pozicionua e katërta menjëhere pas tre atleteve më të mira në botë që fituan medalje në Botërorin e Budapestit si keniania Mutile Uinfred Yavi, e cila përfaqëson Bahrejnin dhe pas saj erdhën dy sportistet e Kenias, Beatris Çepkoeç dhe Faith Çerotiç. /KlanMacedonia/