Treni përplas punëtorët e mirëmbajtjes së shinave

5 viktima, aksidenti dyshohet nga një gabim në orientimin e trenave

Aksident hekurudhor në Itali. Një ekip punëtorësh që punonin në shina u përplasën nga një tren që udhëtonte me 160 kilometra në orë duke shkaktuar 5 viktima.

Në mesin e viktimave është edhe një 22-vjeçar ndërsa më i madhi prej tyre një 54-vjeçar. Dy punëtorë të tjerë fatmirësisht kanë mbetur të palënduar, por po marrin ndihmë mjekësore për shkak të shokut që kaluan.

Aksidenti ka ndodhur pak minuta pas mesnate në linjën Torino-Milano, mes Chivasso-s dhe Brandizzo-s, në një zonë ku po kryheshin punime mirëmbajtje nga një kontraktor.

Treni i pasagjereve ishte bosh dhe transportonte vagona nga një stacion në tjetrin. Grupi i punëtorëve ishte i zënë duke ndërruar rreth dhjetë metra trase. Përplasja nuk la rrugëdalje për viktimat, të cilat u tërhoqën zvarrë me qindra metra. Pas përplasjes, autokolona ndaloi një kilometër nga pika e përplasjes.

Aktualisht po vijojnë hetimet për të kuptuar se çfarë e shkaktoi aksidentin dhe pse treni kaloi me shpejtësi në shinat ku po punohej.

Megjithatë, hipoteza më e mundshme sipas autoriteteve atje është ajo e gabimit të sinjalizimit.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share