Ronaldo “njerëzor” në Arabinë Saudite, i dhuron penalltinë shokut të skuadrës

Shtyn festën për golin e 850 në karrierë

Cristiano Ronaldo tregon edhe njëherë forcën si golashënues. Sulmuesi portugez shënoi dopietë golash dhe dhuroi një asist në fitoren 4-0 që Al Nassr shënoi ndaj Al Shabab. Magjia e 38-vjeçarit ishte e jashtëzakonshme, teksa dhuroi gjithçka në harkun e 40 minutave lojë. 5 herë fituesi i Topit të Artë ishte i saktë në dy tentativat e tij nga pika e bardhë e penalltisë për t’i hapur kështu udhë fitores së Al Nassr. Ronaldo ngjitet në kuotën e 25 golave në 29 ndeshje, thuajse një realizim në çdo 90 minuta.

Madje, në duelin ndaj Al Shabab, portugezi kishte shansin për të realizuar edhe golin e tretë, që do të ishte edhe i 850 në karrierë mes kombëtares e klubeve, por u tregua dorëlëshuar, duke lejuar shokun e skuadrës për të shënuar. Deri më tani, Cristiano Ronaldo ka shënuar 19 gola në 19 paraqitje në kampionatin arab të futbollit, ndërsa ndihmoi skuadrën për të fituar edhe Kupën e Kampionëve të Arabisë me një dopietë personale.

Klan News

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share