Rreth një javë më parë, këngëtarja me origjinë shqiptare, Enisa pësoi një aksident me makinë. Ngjarja shqetësoi ndjekësit e saj pasi Enisa shprehej në disa foto të postuara se “mund të kishte vdekur”.
Këngëtarja, e cila jeton në SHBA, ka postuar foto të reja për ndjekësit, ku mban një qafore dhe shpjegon gjendjen e saj pas daljes nga spitali.
“Faleminderit të gjithëve që më kanë shkruar, komentet dhe mesazhet e ëmbla më kanë ngushëlluar. Ka qenë një javë traumatike, është e çuditshme të mos postoj çdo ditë dhe të ndaj jetën time me ju siç bëj gjithnjë. Do të rikthehem shumë shpejt, thjesht më nevojitet pak hapësirë për të qartësuar mendimet, po përballem me shumë gjëra fizikisht dhe mendërisht. Por për fansat e mi të dashur që janë shqetësuar për mua, jam mirë! Doja thjesht t’ju thoja si jam, ju dua, u përpoqa të dukesha bukur për ju në këto foto por nuk ndihem shumë e bukur me këtë gjënë”.
Sipas postimit ku Enisa ka sqaruar aksidentin, një makinë me shpejtësi të lartë u përplas me mjetin ku ajo ndodhej së bashku me të afërmit e saj. Ata u goditën dy herë, ndërsa makina tjetër u shkatërrua tërësisht./tvklan.al