Lëvizja BESA: Krimi i Bujar Osmanit dhe BDI-së me tenderë milionësh është pengesa e vetme për integrim në BE

Funksionarët e BDI-së vazhdojnë për çdo ditë të dëshmojnë se sa janë anti-evropian dhe pro-krimit dhe korrupsionit – akuzojnë sot nga Lëvizja Besa, përcjell KlanM.

Nga kjo parti kanë reaguar kundër ministrit Bujar Osmani për tenderin e fituar nga kompania që është donatore e BDI-së.

“Skandali i fundit i publikuar në media, ku ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, i ndan 1.8 milion euro kompanisë “Eurovia” e cila është njëra nga donatorët kryesorë të BDI-së dhe e udhëhequr nga funksionarë të BDI-së, dëshmon se pushteti LSDM-BDI nuk e ka synim integrimin në BE, por pushtetin për të kurdisur tenderë dhe për tu pasuruar funksionarët e saj dhe partia. Se kush me të vërtetë është pro eurointegrimeve dhe punon në të mirë të qytetarëve këtë e dëshmojnë veprat. Derisa për BDI-në vazhdimisht dalin skandale korruptive, funksionarët e Lëvizjes BESA për çdo ditë promovojnë, bulevarde të reja, rrugë të asfaltuara dhe shumë projekte tjera me standarda evropiane”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Besa./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share