Bonuçi – Juve drejt gjykatës

Lojtari kërkon rikthimin në ekip

Veç problemeve me shtetin dhe federatën italiane, UEFA dhe FIFA nga ana tjetër, Juventus mund të përballet me çështje ligjore edhe të brendshme. Avokatët e Leonardo Bonuçi kanë kërcënuar klubin bardhezi se mund të ndërmarrin masa ligjore nëse futbollisti nuk riintegrohet sërish në skuadër.

Trajneri Allegri e ka nxjerrë lojtarin nga planet e tij për sezonin aktual në Serie A.

Mbrojtësi kërkoi të shkonte tek Union Berlin por Juve nuk pranoi dhe kjo bëri që Bonuçi të kërkonte nisjen e procedurave ligjore ndaj Juventus për dëmtim të imazhit. Ndërkaq është Henoa që ka bërë një hap para për të afruar futbollistin.

Avokati i Bonuçi do të bashkëpunojë edhe me juristë të tjerë të njohur për çështjet sportive gjyqësore. Nëse do të qëndrojë tek Juventus, Bonuçi do të kërkojë sërish përfshirjen në formacion, në të kundërt çështja do të zgjidhet në gjyq. Lojtari pretendon se nuk është respektuar kontrata. Ai ka patur mbështetjen edhe të shoqatës italiane të futbollistëve profesionistë.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share