Një shqiptar është arrestuar në Kolumbi nga autoritetet ligjzbatuese pasi ndaj tij ka një urdhër arresti ndërkombëtar nga Interpoli.
Besnik Nikolli akuzohet për trafik droge në Europë dhe urdhri i arrestit ndërkombëtar është nxjerrë nga Franca.
Nikolli, që njihet edhe si Niko apo “El Gordo”, u kap në qytetin Santa Marta. Ai akuzohet se ka qenë pjesë e bandave që kanë trafikuar drogë në vitin 2021 në Francë, Gjermani, Holandë dhe Shqipëri.
Besnik Nikolli dyshohet edhe për pastrim parash. Ai u arrestua nga shkëmbimi i informacionit mes autoriteteve ligjzbatuese. Prokuroria kolumbiane, sipas mediave lokale, dyshon se shqiptari kishte shkuar në Kolumbi për të vendosur kontakte të reja me rrjetet e trafikut të drogës.
/tvklan.al