Kryeqyteti i Hungarisë nga data 19 e deri 27 gushtë është qendër e atletikës botërore, pasi ka grumbulluar mbi 2000 sportistë më të mirë nga mbi 200 vende botërore të cilët janë duke dëshmuar rezultate kulminante . Krahas garave sportive në Budapest u mbajt edhe Kongresi i Federatës Botërore të Atletikës që drejtohet nga Sebastian Cou. Pjesë e kongresit ishte edhe kryetarja e Federatës së Atletikës së Maqedonisë së Veriut, Aleksandra Vojnoska -Zikova
Nga data 16-19 gusht në Budapest u mbajë Kongresi i Federatës Botërore të Atletikës. Ky ishte një kongres i zgjedhor ku Lordi Sebastian Cou mori mbështetjen e delegatëve për mandatin e tretë. Atletika botërore nën drejtimin e Sebastian Cou ka shënuar suksese të mëdha dhe shpresoj që ky ritëm të vazhdojë edhe në 4 vitet e ardhshme” deklaroi Aleksandra Vojnoska – Zikova.
”Sa i përket cilësisë së garave unë mund ta vlerësoj me nivelin më vlerësimin më të lartë për shkak të organizimit të pa diskutueshëm dhe pas asnjë mungesë por dhe për shkak të pjesëmarrjes së të gjithë yjeve të mëdhenj, që i dhanë peshë shtesë të gjithë këtij eventi”.
Maqedonia e Veriut në këtë kampionat botërorë të atletikës prezantohet vetëm me maratonistin Adrijana Pop Arsova, e cila garon sot. Për këtë kryetarja Vojnoska tha;”Federata e Atletikës së Maqedonisë , përfaqësohet vetëm me maratonistin Adrijana Pop Arsova i cila plotësuar të gjitha normat. Ajo do të paraqitet sot dhe i dëshirojmë sukses” deklaroi ajo
Kampionati Botëror i Atlletikës “Budapesti 2023” përfundon të dielën./KlanMacedonia/