Në Manastir Novaci është nikoqire e ekipit Besa të Dobërdollit
Sot me fillim në orën 16:00, në tetë terrenet e Ligës së dytë në program janë ndeshjet e xhiros së tretë të sezonit vjeshtor. Edhe pse nuk mund të veçohet ndonjë takim si derbi i javës së tretë megjithatë pritet ndeshje të “nxehta” në disa stadiume.
Një nga ndeshjet e “nxehta” gjithsesi se pritet të zhvillohet në stadiumin e Manastirit aty ku do të përballen Novaci vendas dhe lideri në tabelë Besa e Dobërdollit. Nga ekipi Besa janë të bindur se do të vazhdojnë serinë e sukseseve edhe në Manastir edhe pse dihet se Novaci është një skuadër shumë e papërshtatshme, krejt duke u bazuar në cilësitë e ekipit të tyre.
Bashkimi i Kumanovës pas dy sukseseve në dy ndeshjet e para në cilësinë e vendasit, sot janë mysafire e ekipit të Osogovës në Koçani, ku me angazhim maksimal do të mundohen të nxjerrin rezultat pozitiv.
Arsimi i Çegranit sërish ka një ndeshje të vështirë kësaj radhe në transfertë me ekipin Detonit Pllaçkovica. Çegranasit udhëtojnë të qetë dhe do të mundohen të nxjerrin më të mirën.
Bellasica në stadiumin “Bllagoja Istatov” në Strumicë, është nikoqire e Teteksit, Pobeda në Prilep takohet me Ohrin, ndërsa një ndeshje që mund të quhet derbi zhvillohet mes Sasa Kamenica dhe Pelisteri. Në Gjevgjeli, Kozhufi, takohet me Skopjen, ndërsa Karaormani në Strugë është nikoqire e Varadarit të Negotinës
Liga e dytë, java e III-të,në ora 16:00, takohen:
Pobeda – Ohri
Osogova – Bashkimi
Bellasica – Teteksi
Novaci – Besa
Kamenica Sasa – Pelisteri
Detonit Pllaçkovica – Arsimi
Kozhufi – Skopje
Karaormani – Vardari
/KlanMacedonia/