Kreu i Lëvizjes Besa dhe i Komunës së Tetovēs, Bilall Kasami, ka publikuar në rrjet ftesën që Gjykata e Tetovës ia ka dërguar në cilësinë e të akuzuarit për rastin e tubimit të organizuar para disa javëve gjatë vizitës së Albin Kurtit, përcjell KlanM.
Kasami akuzohet si organizator i manifestimit për pritjen e kryeministrit të Kosovës, me çka janë përdorur simbole kombëtare shqiptare.
“Edhe një tentim për frikësim dhe heshtje, që më bën të kuptoj se sa frikë e kanë opozitën shqiptare. Me këto akte, po na e shtoni kurajon. Po e përsëris, koha e frikësimit dhe shantazhimit të shqiptarëve ka vdekur, ashtu siç është duke vdekur regjimi juaj. I detyrohemi vetëm qytetarëve dhe këtij populli, sa për regjimet e këtilla, nuk jemi frikësuar as në kohën e komunizmit, as tani. Koha juaj ka përfunduar. Numëroni ditët”, ka shkruar Bilall Kasami./KlanMacedonia