Serbia iu bashkua për herë të parë një platforme të udhëhequr nga Ukraina për riintegrimin e Krimesë, duke sinjalizuar një largim nga Rusia, një aleat historik dhe furnizuesi i saj i vetëm i gazit natyror.
Kryeministrja serbe Ana Brnabic tha se Serbisë i vjen keq sinqerisht për vuajtjet e popullit ukrainas.
Lëvizja serbe erdhi një ditë pas një takimi të presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy dhe homologut të tij serb Aleksandar Vuçiç u takuan në Athinë.
Brnabiç theksoi përkushtimin për të mbështetur parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe integritetin territorial të Ukrainës.
Serbia deri më tani ka refuzuar të vendosë sanksione ndaj Moskës.
Në Prill, dokumentet e zbuluara të Pentagonit treguan se Serbia kishte rënë dakord të furnizonte me armë dhe municion Kievin, ose t’i dërgonte ato në Ukrainë.
Platforma e Krimesë u lançua nga Zelenskiy në vitin 2021 me qëllim të riintegrimit të Krimesë, të aneksuar nga Rusia në 2014.
Gjithsej 67 vende dhe organizata, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Britaninë e Madhe, NATO-n dhe Bashkimin Evropian i janë bashkuar platformës që atëherë. Shqipëria u përfaqësua nga ministrja e Shtetit për Parlamentin, Elisa Spiropali e cila foli krah ministrave të Jashtëm, Kryeministrave dhe Presidentëve të ftuar në këtë takim. Spiropali dënoi cënimin e sovranitetit të Ukrainës dhe krimet ndaj njerëzve të pafajshëm.
Klan News