Lukaku stërvitet me 21 vjeçarët e Chelsea

Romelu Lukaku është duke u stërvitur me 21 vjeçarët e Chelsea derisa raportet në Angli thonë se ai nuk ka folur ende me trajnerin Mauricio Pochettino

Sipas The Telegraph, 30 vjeçarit dhe Chelseat po i mbarojnë opsionet për të ardhmen e tij, me kalimin në Al-Hilal dhe Inter Milan që dështuan në fillim të kësaj vere. Blutë shpresonin për një marrëveshje me Juventus, në një transfer që do të bënte kalimin e Dusan Vlahovic në anën e kundërt. Megjithatë, këto bisedime ishin të vështira dhe duket se kanë dështuar.

Juve fillimisht ofrojë dy futbollistë dhe para për Lukaku. E para thuhet që kishte të bënte me atë që Chelsea të paguante 42 milionë funte dhe ta dërgonte Lukakun në Torino dhe ata Vlahovicin në Londër. Juve pastaj e reduktojë këtë shumë në 30 milionë funte por Blutë prapë e refuzuan atë.

Mësohet se Lukaku madje as nuk ka folur me trajnerin e ri të Chelsea, Mauricio Pochettino derisa ai ka vazhduar të stërvitet ndaras nga skuadra e parë në Londrën Perëndimore.

Tifozët e Juventusit tashmë janë shprehur kundër transferimit të belgut këtë verë, me marrëdhëniet e tij që nuk janë të mira as me tifozët e Interit dhe Chelseat.

Me merkaton e verës që do të mbyllet pas më pak së 10 dite, Chelsea dhe Romelu duhet ta gjejnë një zgjidhje që liron fonde për këtë skuadër dhe eliminon mosmarrëveshjet.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share