“TË NXITET E JO TË OFENDOHEN GAZETARIA HULUMTUESE”
Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele ashpër ka dënuar ofendimet dhe diskualifikimet nga ana e kompanisë “Brako” ndaj gazetarëve të IRL-së, lidhur me filmin dokumentar “Vrasje në Tetovë”, njofton KlanM
“Gazetaria hulumtuese është kyçe në realizimin e rolit të mediave, për ç`shkak gazetarët nuk guxojnë të ofendohen dhe të diskreditohen publikisht gjatë hapjes dhe analizimit të çështjeve që janë me interes të lartë. Përkundrazi, punonjësit e mediave duhet të nxiten dhe të inkurajohen gjatë kryerjes së punës së tyre dhe informimit të opinionit” – thonë nga ASHMAA.
Nga Agjencia e Mediave thonë se nëse ndonjë palë e prekur vlerëson se informacionet e publikuara nuk janë të sakta ose jo të plota duhet ta shfrytëzojë të drejtën e garantuar të përgënjeshtrimit.
Njëkohësisht, sic percjell KlanM komunikatwn e ASHMAA, për mosrespektimin eventual të parimeve dhe standardeve të konstatuara në kodin gazetaresk mund të shfrytëzohen mekanizmat e vendosura nga trupat vetrregullative. /KlanMacedonia/