Debutim perfekt për Heri Kejn! Sulmuesi anglez shënoi gol dhe dha një asist në fitoren 4-0 në transfertë kunder Verder Bremen në takimin e parë të Bundesligës.
Sulmuesit 30-vjeçar iu deshën vetëm 4 minuta lojë që të linte shenjë. Ai i dha një asist Leroi Sane që e ktheu në gol.
Kapiteni i Anglisë më pas shënoi golin e tij të parë për Bayern në minutën e 74-t.
Harry kane first goal for Bayern munich pic.twitter.com/LH9TQ6698j
— GOOOOOAL247 (@goooooal247) August 19, 2023
Në të ‘84 ai u zëvendësua nga Mathis Tel. Gjashtë minuta më pas Sane realizoi golin e dytë të tij dhe të tretin për bavarezët.
Pokerin e vulosi Tel në shtesë. Në përfundim të takimit, kapiteni i Anglisë tregoi emocionet për nisjen perfekte.
“Është fantastike! Kam punuar fort që të futesha në fushë e të bëja një nisje të mirë. Goli erdhi shpejt, por ndeshja ishte e luftuar. Në pjesën e dytë ata na krijuan disa probleme, por arritëm të shënonim golin e dytë. Përgjithësisht luajtëm mirë! Tani të përgatitemi për sfidën e radhës”.
Kejn bëhet futbollisti i parë anglez që në debutimin në Bundesligë shënon një gol e dha një asist.
Bajern pagoi 120 mln Euro për kartonin e tij te Totenhemi.
Klan News