Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (17.08.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.
Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 329 masa, nga të cilat 81 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 20 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, 22 sanksione për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave, gjashtë sanksione për drejtim teknik të automjeteve me defekt në transportin publik.
Janë vendosur 18 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, katër sanksione për kalim sinjalizim të mbyllur (semafor të kuq), pesë masa për automjete të paregjistruara, 10 sanksione për mospërdorim të rripit të sigurimit