Pamje të rënda/ Policia amerikane vret 36-vjeçarin që e sulmoi me stilolaps

Një 36-vjeçar në Denver të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është vrarë nga policia gjatë një incidenti.

Sipas policisë, viktima i identifikuar si Brandon Cole mbante në dorë një stilolaps dhe tentoi të sulmonte oficeren e policisë.

Por agjentët kanë deklaruar se fillimisht ata besonin se viktima po mbante në dorë një thikë. Më pas u zbulua se ishte vetëm një stilolaps.

Shefi i Policisë së Denverit deklaroi zyrtarisht se oficerja gabimisht besoi se 36-vjeçari ishte i armatosur me thikë.

 

Kamerat e trupit të policisë tregojnë momentin kur patrulla shkon në lagje pasi ishte sinjalizuar nga banorët për një rast të mundshëm dhune në familje.

Në momentin që policët mbërritën aty, dëgjohet gruaja e viktimës, e cila ishte në karrike me rrota, që i kërkon policisë mos të qëllojë me armë.

Agjentët nuk bëjnë asnjë veprim deri në këtë moment. Më pas del nga makina 36-vjeçari Brandon Cole dhe vërsulet drejt policëve. Këta të fundit i drejtojnë armën. Viktima po bënte lëvizje të çrregullta dhe u vërsul drejt polices femër, ndërsa kjo e fundit pas thirrjeve e qëlloi 2 herë me armë duke e lënë të vdekur.

Pas viktimës shihen edhe një fëmijë i vogël së bashku me të ëmën. Këta të fundit nuk kanë pësuar lëndime.

Shefi i policisë e konsideroi ngjarjen një tragjedi. Ndërsa prokurori do të shqyrtojë ligjshmërinë e sjelljes së policisë dhe të shtënave me armë.  /tvklan.al


Lexo gjithashtu
Total
0
Share