Sot në Tetovë protestohet për rastin e spitalit të djegur modular në Tetovë ku humbën jetën 14 persona, përcjellë Klan Maqedoni.
Kjo protestë vjen pas storjes së publikuar nga IRL-ja dhe hulumtimeve të bëra se si kishte lëshime të mëdha ky spital modular gjatë tenderimit, ndërtimit dhe funksionimit me standarde jo efikase, ku thuhet se fajtorët janë në liri dhe se nuk janë dënuar personat e duhur për këtë rast.
Protestën e organizon MMPT të Mërkurën (sot) në ora 12.00 para Gjykatës themelore Tetovë. /KlanMacedonia/