Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka reaguar pas thirrjes në polici për vizitën e Albin Kurtit në Tetovë, pëcjellë Klan M.
“Komunizmi nuk ka vdekur, ai është gjallë dhe po e mbajnë gjallë qeveritarët tanë bashkë me Ali Ahmetin e Taravarin.
Tentimet e këtilla për frikësim dhe heshtje si në kohën e komunizmit, nuk na trembin aspak, bile kokën lartë po vazhdojmë. Aq më pak na trembin kur këto shantazhe e tentime për të penguar opozitën e bashkuar, vijnë nga pushtetarët e korruptuar dhe të shantazhuar që tani më ditët e tyre po i numërojnë në gishta.
Koha e frikësimit të shqiptarëve, arrestimeve të tyre dhe marrjes së tyre nëpër stacione famëkeqe policore ka vdekur, bashkë me të do të vdes së shpejti edhe ky regjim i juaji komunist e titist. Ju vazhdoni të jeni vasalët e Beogradit, sepse atje do përfundoni të gjithë, ndërsa ne si opozitë i takojmë këtij populli dhe frikë kemi vetëm nga populli shqiptar” – shkruan Bilall Kasami. /KlanMacedonia/