Polonia arreston rusët që përhapën propagandën e Wagnerit

Polonia ka arrestuar dy rusë për të cilët thotë se shpërndanin materiale propaganduese të grupit mercenar Ëagner. Agjencia e brendshme e inteligjencës së vendit i akuzoi individët për spiunazh.

Ministri i Brendshëm polak Mariusz Kaminski tha të hënën se policia dhe Agjencia e Sigurisë së Brendshme të vendit kishin arrestuar dy persona të dyshuar për spiunazh dhe akuza të tjera, raporton Deutsche Ëelle në gjuhën angleze, transmeton Klankosova.tv.

Polonia kohët e fundit është ankuar për provokime të mundshme nga Grupi Wagner aktualisht me qendër në Bjellorusinë fqinje.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share