Mbrojtësi i Real Madrid, Eder Militao, ka këputur ligamentet e gjurit dhe do të jetë jashtë fushave së paku për 6 muaj, shkruajnë mediet spanjolle.
Mbrojtësi e pësoi këtë lëndim të shtunën në xhiron e parë të sezonit të ri në La Liga, në ballafaqimin me Athletic Bilbao.
Ky lajm i keq për Realin vjen pas atij për Thibaut Courtois, i cili gjithashtu ka këputur ligamentet në seancën stërvitore.