VMRO-DPMBE: Ku është fabrika e makinave elektrike në Tetovë që ka marrë ndihmë shtetërore 43 milionë euro?
VMRO DPMNE kërkoi llogari nga pushteti për mos ndërtimin e fabrikës për prodhimin e makinave elektirke në Tetovë. Nga kjo parti akuzuan BDI dhe LSDM, që kanë ndarë 43 milionë për zhvillimin e këtij investimi derisa punët në terren nuk janë askund.
“BDI dhe LSDM duhet të përgjigjen sot se ku është fabrika e makinave elektrike. Më lejoni tju kujtoj se me 23 gusht të vitit të kaluar, e gjithë qeveria e BDI-së, dhe LSDM-së, organizuan manifestim të shtrenjtë për të filluar ndërtimin e fabrikës për vetura elektrike, me faktin që në vitin 2024 do të fillohet të voziten këto vetura për herë të parë në Tetovë e Pas një viti të tërë në vend të një fabrike është një livadh që nuk është as i kositur”, u shpreh Naum Stoilkovski nga VMRO.
Gurthemeli për ndërtimin e fabirkës për prodhimin e makinave elektirke të komapnisë Next E Go u hodh vitin e kaluar, ndërsa investimi u tha se kap vlerën 130 milionë euro./KlanMacedonia