Qeveria e re në Malin e Zi, Milatoviç mandaton kreun e Lëvizjes Evropa Tani

Miljoko Spajiç ka mbështetjen e vetëm 29 deputetëve, i duhen 41 mandate për krijimin e kabinetit

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç i dha zyrtarisht mandatin për formimin e qeverisë së re kryetarit të Lëvizjes Evropa Tani, Miljoko Spajiç.

Spajiç aktualisht ka mbështetjen e pakushtëzuar të vetëm 29 deputetëve, e cila është e pamjaftueshme për t’u bërë zyrtarisht kryeministër pasi shumica minimale në parlamentin me 80 deputetë gjithsej është 41 deputetë.

Gjatë konsultimeve formale në më pak se dy javë, presidenti Milatoviç ka biseduar me përfaqësuesit e 18 subjekteve politike të përfaqësuara në Parlamentin e Malit të Zi.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share