Selia e partisë së Izet Mexhitit do të jetë te QT Mavrovasja

Lëvizja Demokratike do të vendoset me seli te QT Mavrovasja.

Partia e re e Izet Mexhitit tashmë ka bërë marrëveshje për të shfrytëzuar zyrat e punës ku do të zhvillojë aktivitetet partiake.

Vlen të theksohet se më herët këto hapësira janë shfrytëzuar nga Bekim Neziri, i cili tani është kryetar dege i BDI-së në Cair.

Ndryshe Izet Mexhiti më 13 gusht pritet edhe zyrtarisht ta themelojë partinë e re Lëvizja Demokratike.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share