Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pandërprerë, nëpër disa vende në rrugë të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar, njoftoi LAMM.
Lidhja Automote e Maqedonisë informon se sot në mëngjes në vendkalimet kufitare Bogorodicë dhe Tabanoc për shkak të frekuencës së rritur të automjeteve koha e pritjes për dalje nga shteti është rreth një orë.
Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.