Taravari në manifestimin “Takimet e Rekës së Epërme”

Sot në vendin e quajtur Sharra, të Rekës së Epërme, u mbajt manifestimi qendror, “Takimet e Rekës së Epërme”, i organizuar nga Shoqata Kulturore “Reka e Epërme”.
Në mesin e mysafirëve ishte edhe Kryetari i ASh-së, Arben Taravari.
“Ishte kënaqësi të merrja pjesë në një festë fantastike me program mbresëlënës ku interpretohen këngë, lojra tradicionale dhe kultivohen zakonet shqiptare siç është dasma autentike e Rekës së Epërme.  Në fjalimin tim, theksova se banorët e kësaj ane janë shpërndarë në vende të ndryshme, por prapëseprapë pjesa dërmuese e tyre janë në qytetin e Gostivarit. Është kënaqësi t’i kesh bashkëqytetarë këta njerëz fisnikë e intelektualë që i dhuruan shumë qytetit tonë, por edhe kombit në përgjithësi në kulturë, traditë e trimëri”,  tha Arben Taravari./KlanMacedonia
Lexo gjithashtu
Total
0
Share