Portugezi ‘kërcënon’ rekordin e Real Madrid, mesatarisht 0.84 realizime me Al Nassr
Arabia Saudite duket se ka rilindur Cristiano Ronaldon. Edhe pse në moshën 38-vjeçare, portugezi konfirmohet se është një ‘makineri golash’ dhe shifrat e përligjin diçka të tillë. Që prej firmës me Al Nassr, Ronaldo ka shënuar plot 16 gola në 19 ndeshje zyrtare, shifra që nuk i kishte arritur prej 5 vitesh. Mesatarja e golave në çdo 90 minuta e Ronaldos është 0.84, statistikë që tregon formën e shkëlqyer të portugezit para portës. Ronaldo ka shënuar në kampionat 14 gola dhe dy në Champions League arabe.
38-vjeçari rikthehet ai i dikurshmi, ndërsa tejkalon mesataren që arriti me Manchester United, ku kishte edhe periudhën më negative në 5 vitet e fundit. Me ‘djajtë’ ai shënoi 27 gola në 57 sfida, thuajse gjysmë goli për ndeshje.
Edhe në tre sezonet me Juventusin, Ronaldo nuk kishte këtë ecuri që ka me Al Nassr, pasi realizoi 36 gola në 44 ndeshje, thënë ndryshe, 0.82 gola në çdo 90 minutësh.
Pa dyshim sezoni më i mirë për Ronaldon ka qënë ai i fundit me Real Madrid. Në edicionin 2017-2018, pesë herë fituesi i Topit të Artë realizoi 44 gola në po kaq sfida, duke e ndihmuar skuadrën që të triumfonte edhe në finalen e Champions League.
Klan News