Reshje të shumta shiu në Durrës dhe Vlorë, pushuesit boshatisin plazhet

Ashtu siç ishte parashikuar, e shtuna ka sjellë ulje të temperaturave dhe përkeqësim të motit. Qyteti bregdetar i Durrësit është përfshirë nga reshjet e shumta të shiut. Për pasojë, siç duket edhe nga raportimi i gazetares Enkeleda Arapi, plazhi është boshatisur nga pushuesit.

“Janë mbyllur çadrat dhe shezlongët. Një pjesë e bizneseve, janë pa klientë dhe të papunë për shkak të reshjeve që kanë përfshirë qytetin e Durrësit të paktën prej 1 ore ku reshjet janë me intensitet të lartë dhe ka krijuar disi problematika sa i përket qarkullimit të automjeteve. Situata është kjo. Plazhi përgjatë ditës së sotme është totalisht i boshatisur nga pushuesit”, raportoi Arapi.

Megjthatë nuk ka pasur probleme me lundrimin. Tragetet kanë mbërritur në orar. Gazetarja u shpreh se nuk është lajmëruar për pezullim për punën e tyre nga Kapiteneria e Portit të Durrësit.

Lajmërim ka shkuar për anijet e tonazhit të ulët dhe ato turistik që të mos dalin në det pasi moti do të jetë i paqëndrueshëm.

Nuk duket ndryshe situata në Vlorë. Edhe atje turistët janë detyruar të boshatisin plazhin për shkak të reshjeve. Siç duket edhe nga këto pamje, qyteti përballet edhe me një fluks të rënduar automjetesh.

Edhe në Vlorë, Policia Kufitare bëri thirrje që të mos dalin në det mjetet lundruese për qëllime turistike dhe argëtuese, pasi moti do të jetë i paqëndrueshëm dhe deti me dallgë të mëdha./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share