Tuneli Shkup-Bllacë: Grubi akuzon shoferët e papërgjegjshëm

“PËR ARSYE TË MOSRESPEKTIMIT TË SINJALISTIKËS RRUGORE PO KRIJOHEN RADHË TË GJATA”

Më shumë se 5 muaj po punohet në rrugën Shkup-Bllacë e tuneli assesi të bëhet gati. Kolona të gjata dhe ankesa të vazhdueshme nga udhëtarët, e disa herë gara se kush do ta kalojë i parë tunelin kanë krijuar zënka dhe aksidente.  Më në fund, Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, foli për këtë problem. Ai fajin ua hedhë shoferëve të papërgjegjshëm.

” Rekonstriumi i tërësishëm i tunelit në rrugën Shkup – Bllacë (kufiri me Kosovën), duhet të përfundojë në muajin tetor këtë vit. Rekonstruimi i plotë i pjesës tjetër të rrugës ka përfunduar. Për fat të keq, për arsye të mosrespektimit të sinjalistikës rrugore në tunel nga individë të papërgjegjshëm, por edhe nga fluksi shumë i shtuar i trafikut, po krijohen rradhë të gjata të veturave. Pas reagimeve dhe kërkesave të shumë qytetarëve, mbrëmë dhe sot, ndermarrja e rrugëve zhvilloi biseda me realizuesin e punimeve dhe mbikqyrësin.  Asfaltimi i njërës korsi të tunelit përfundon ditën e hënë. Më pas, po shohim mundësinë që nga dita e martë, të ndërpriten punimet në korsinë tjetër për të mundësuar trafik të pandërprerē në të dy korsitë gjatë muajit gusht në mënyrë që të shmangen rradhët e gjata gjatë sezonit turistik dhe fluksit të shtuar të makinave. Punimet në tunel do të vijojnë në shtator dhe afati i përfundimit gjithashtu spostohet” – tha Artan Grubi.

E kjo që e flet Grubi u verifikua edhe nga kamera e Klan Maqedoni. Derisa xhiruam ne para tunelit, pothuajse 40% e veturave nuk respektonin semaforin e vendosur para tunelit.

Pritje të gjata pati edhe mbrëmë. Shumë qytetarë kanë kontaktuar Klan Maqedoninë, për tu ankuar se tek tuneli kanë pritur edhe ka dy orë.  /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share