SFIDA E RADHËS ËSHTË HESPERANZHE NGA LUKSEMBURGU
Struga Trim Lum në rrethin e dytë UEFA- Konferencë Ligës elimonoi kampionin e Malit të Zi Buduqnostin e Pogoricës, me rezultatin e përgjithshëm 5-3, në Ohër 1-0 dhe në Podgoricë 4:3. Në turin e tretë do të përballet me Hesperanzhe të Luksemburgut, ndeshja e parë zhvillohet më 10 gushtë në Ohër.
Takimit në Pogoricë, nisi mirë për skuadrën vendase të cilët kaluan në epërsi që në minutën e 7-të, por kjo ishte e tëra që ata mund të bënin kundër ekipit Struga Trim Lum edhe pse gjatë 90 minutave kishte kthesa të shumta që në fund dolën të faviorshme për kampionin tonë.
Në këtë ndeshje shkëlqeu dyshja në rapertin e sulmit të Strugës, Marjan Radevski cili realizoi tri gola në minutën e 11 dhe 45 të pjesës e parë dhe në minutën e 74, ndërsa golashënuesi më i mirë në futbollin vendor, Besart Ibraimi realizoi golin në minutën e 66-të. Autor të golave për skuadrën e Buduqnostit ishin Gjuriçkoviq , Axhiq dhe Sekuloviq.
Njeriu më meritor i këtij suksesi historik padyshim është trajneri Shpëtim Duro së bashku me ekipin që ia dolën të shënojnë këtë sukses historik. “Fitore që do mbahet mend si fitore historike që kalon përherë të parë në turin e tretë”, ka deklaruar pas ndeshjes strategu shqiptar Shpëtim Duro,
Struga Trim Lum, në turit të tretë përballet me ekipin Hesperanzhe të Luksemburgut. Takimi i parë zhvillohet në stadiumin “Biljanini Izvori” në Ohër, më 10 gushtë me fillim në orën 19:00, ndërsa ajo kthyese do të luhet më 17 gushtë, po në orën 19:00, në stadiumin “Stade Alphonse Theis” në Hesperange./KlanMacedonia