Gazetarët e kameramanët lenë pajisjet në shesh dhe marshojnë në Prishtinë
Protestë kundër mbylljes së Televizionit Klan Kosova në Prishtinë. Gazetarët dhe kameramanët lanë në shesh pajisjet dhe kamerat dhe u solidarizuan me kolegët e tyre të Klan Kosovës dhe u bashkuan në protestën nga e cila u kërkua që televizionit mos t’i hiqet licenca. Protestës marshim iu bashkuan edhe aktivistë me moton “Demokracia vdes në errësirë”.
Autoritetet kosovare vendosën pak ditë më parë që t’i marrin licencën Klan Kosovës, një nga mediat më të mëdha në vend, ndërsa përfaqësuesit e televizionit kanë deklaruar se do ta dërgojnë këtë çështje në gjykatë. Veç gazetarëve kanë reaguar kundër vendimit të qeverisë Kurti edhe asociacioni i gazetarëve të Kosovës dhe një sërë organizmash ndërkombëtare.
Klan News