VMRO-DPMNE: Partitë në pushtet nuk kanë koordinim mes vete

LSDM: VMRO TË PËRKRAH NDRYSHIMET KUSHTEUESE

Sërish përplasje mes pushtetit dhe opozitës për ndryshimet kushtetuese. Partia opozitare VMRO thotë se pushteti nuk i ka numrat, nga LSDM i bëjnë thirrje Mickovskit ti përkrah të njejtat.

Partia opozitare VMRO-DPMNE vlerson se partitë në pushtet nuk kanë koordinim mes vete në deklaratat e tyre në lidhje me sigurimin e votave në Kuvend për miratimin e ndryshimeve kushtetuese. Sipas kësaj partie, Osmani dje tha se mungojnë edhe 8 deputetë, Grubi deklaronte se mungonin 6, ndërsa Bytyqi thoshte se i kanë 80 deputetë.

Në deklaratat e pushtetit të BDI-së dhe LSDM-së, ka një kakofoni për çështjen e ndryshimeve kushtetuese. Përkatësisht, Bujar Osmani pohon se për shumicë për ndryshimet kushtetuese u duheshin edhe 8 deputetë dhe harron se kolegët e tij spekuluan se u duheshin edhe 6 deputetë (Grubi, 20 shtator 2022), se i kanë 74 deputetë (Pendarovski, 18 nëntor , 2022) dhe madje dhe se kanë siguruar një shumicë kushtetuese (Bytyqi, 24 maj 2023)”, thonë mes tjerash nga VMRO-DPMNE”, thonë nga VMRO -DPMNE.

Nga ana tjetër partia në pushtet sërish i bënë thirrje parties opozitare të përkrah ndryshimet kushtetuese sipas kësaj partie, Hristijan Mickoski e di mirë se vazhdimi i rrugës evropiane të vendit kërkon miratimin e amendamenteve kushtetuese.

“Ndryshimet përshpejtojnë procesin e integrimit në BE, me hapjen e kapitujve të parë të procesit të negociatave.Këto amendamente kushtetuese janë shansi i fundit për Mickoski-n dhe DPMNE-në që të qëndrojnë në anën e interesave të qytetarëve dhe shtetit dhe të dëshmojnë se me të vërtetë dëshirojnë ta shohin shtetin si anëtar të plotë të BE-së, për çka vazhdimisht deklarohen duke e mbrojtur”, thonë nga LSDM.

Maqedonia e Veriut pas 17 vitesh me 19 korrik të vitit 2022 filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Megjithatë, negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë nga pala e Maqedonisë së Veriut, të cilat për votim në Kuvend kërkojnë dy të tretat e deputetëve, të cilat shumica nuk i ka, prandaj duhet mbështetje nga opozita maqedonase, e cila ka paralajmëruar se nuk do të votojnë për ndryshimin e Kushtetutës./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share