Itali-Turqi për “Euro 2032”/ Ceremonia hapëse në Stamboll, finalja e madhe në “Olimpico”

Europiani i vitit 2032 pritet të luhet mes Turqisë dhe Italisë. Oferta e përbashkët e dy federatave besohet se do marrë dritën jeshile nga UEFA në mbledhjen e 10 Tetorit, kur Komiteti Ekzekutiv të caktojë edhe vendin pritës për turneun e vitit 2028.

Dy shtetet kanë depozituar ofertën në organin qeverisës të futbollit europian për të pritur kështu turneun e pas 9 viteve. Ofertë e vetme për momentin, pasi aktualisht nuk ka asnjë shtet tjetër të interesuar.

Italia dhe Turqia ishin fillimisht të interesuar për organizimin e Euro 2028, por hoqën dorë për ta lënë të lirë ofertën e Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës për Europianin e ardhshëm. Ndeshja hapëse do të mbahet në Turqi, sipas gjasave në Stamboll, ndërsa finalja në Olimpico të Romës në Itali.

Stadiumet pritëse në Itali pritet të jenë Milano, Torino, Verona, Xhenova, Bolonja, Firence, Roma, Napoli, Bari dhe Cagliari. Kjo nuk do të ishte hera e parë që dy shtete të organizonin Europianin, në Belgjikë e Holandë në vitin 2000, Austri e Zvicër në 2008 dhe Poloni e Ukrainë në 2012.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share