TË GJITHË DEPUTETËT DUHET TË MENDOJNË PARA SE TË VENDOSIN SE SI DO TË VOTOJNË
Të gjithë deputetët duhet të mendojnë para se të vendosin se si do të votojnë për amendamentet kushtetuese – tha kryeministri Dimitar Kovaçevski. Ai përsëriti edhe një herë se ndryshimet kushtetuese janë rruga e Maqedonisë drejt Bashkimit Evropian. Sipas tij vetoja për Maqedoninë e veriut tani më nuk vjen nga jashtë, por mund të vijë nga brenda, nga partitë politike që në mënyrë deklarative thonë se janë pro integrimit, por historikisht kanë dëshmuar se janë kundër
Në qoftë se nuk votohen ndryshimet kushtetuese deri në nëntor të këtij viti, procesi eurointegrues i RMV-së rrezikon të bllokohet përsëri. E për këtë Kryeministri Dimitar Kovaçvski tha se për herë të parë vetoja për Maqedoninë e Veriut tani më nuk vjen nga jashtë, por mund të vijë nga brenda, nga partitë politike që në mënyrë deklarative thonë se janë pro integrimit, por historikisht kanë dëshmuar se janë kundër
“Nëse deri më tani vetoja për Maqedoninë e Veriut për integrimet euroatlantike vinte nga jashtë, sot për herë të parë vetoja mund të vijë nga brenda nga partitë politike që në mënyrë deklarative thonë se janë pro integrimit dhe historikisht kanë dëshmuar se janë kundër” – tha Kovaçevski.
Të gjithë deputetët duhet të mendojnë para se të vendosin se si do të votojnë për amendamentet kushtetuese – tha kryeministri Dimitar Kovaçevski. Ai përsëriti edhe një herë se ndryshimet kushtetuese janë rruga e Maqedonisë drejt Bashkimit Evropian dhe se amendamentet janë vetëm ndryshim teknik
Amendamentet kushtetuese janë ndryshim teknik i Kushtetutës, nuk ka asnjë verejtje për amendamentet, nuk ndërhyjnë në asnjë çështje identiteti. Me këtë, mohohen gënjeshtra se populli maqedonas do të bullgarizohet.
Kovaçevski i bëri thirrje liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, të thotë se cila është agjenda e Maqedonisë, sepse qytetarët kanë kohë që kanë vendosur që alternativa e vetme për vendin është hyrja në Unionin Evropian. /KlanMacedonia/