Dy persona humbën jetën nga stuhia që goditi veriun e Italisë

Dy gra humbën jetën dhe një djalë 16-vjeçar u plagos rëndë pasi stuhitë e forta goditën veriun e Italisë gjatë natës, teksa në jugperëndim të vendit, një zjarr i egër në Sicili detyroi mbylljen e përkohshme të aeroportit të Palermos.

Në kohën kur pjesa më e madhe e Italisë jugore po përballet me një valë të të nxehtit, gjatë natës një stuhi goditi Milanon, ku shembi çatitë dhe shkuli qindra pemë, duke bllokuar rrugët, thyer makinat e parkuara dhe duke ndërprerë transportin mbitokësor të qytetit më të madh financiar italian.

“Gjithçka ndodhi rreth orës 4 ose 5 të mëngjesit, ishte shumë e shkurtër, por shumë intensive, rrëzoi disa pemë”, tha për agjencinë e lajmeve Reuters, një dëshmitar i quajtur Roberto Solfrizzo, 66 vjeç./REL

Lexo gjithashtu
Total
0
Share