Në samitin Rusi-Afrikë do të diskutohet për eksportin e drithit rus

Kësaj jave do të mbahet samiti Rusi-Afrikë, ku do të diskutohet për eksportin e drithit dhe plehrave.

Është ambasadori Oleg Ozerov ai i cili e ka thënë këtë. Ky samit do të zë vend në Shën Petersburg midis datash 27-29 korrik.

“Krijimi i korridoreve logjistike, qendrave jo vetëm për ushqim por edhe plehra, por edhe çdo produkt tjetër që prodhon Federata Ruse – kjo do të jetë ndër temat e diskutimit”, ka thënë Ozerov.

Javën e kaluar Rusia është tërhequr nga marrëveshja e Detit të Zi e cila siguron eksportin e drithërave të Ukrainës. Arsyetimi ka qenë se janë injoruar kushtet për vazhdimin e saj.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share