Pas Arijanit Hoxhës edhe deputeti Bastri Bajrami largohet nga Lëvizja BESA?

Siç duket takimi Kasamit me Mexhitin dhe Gashin gjatë ditës së sotme për bashkim të frontit opozitar ka ndikuar jo mirë tek Lëvizja BESA.

Arjanit Hoxha përmes një postimi ka njoftuar se distancohet nga këto zhvillime dhe për hapat e tij politik do ta njoftoj opinionin gjatë ditëve në vijim.

Por jo vetëm kaq, sipas informacioneve të Klan M, edhe deputeti Bastri Bajrami përkrah vendimin e Hoxhës edhe ai do të largohet nga Lëvizja BESA.

Ngelet të shihet ditëve në vijim se çfarë do të ndodh me kampion politik shqiptar në vend. /KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share