Policia konfirmon djegien e një veture në Shkup

Foto ilustruese
Foto ilustruese

MPB ka konfirmuar se në rrugën Strumiçka në Shkup është djegur një automjet, përcjell KlanM.

Siç u raportua në media, vetura e djegur dyshohet të jetë e zëvendëskryeministrit Artan Grubi, por nga policia nuk e konfirmojnë këtë.

Siç mëson KlanM, bëhet fjalë për veturën private të Artan Grubit, që nuk ka qenë në emër të tij.

“Sot (22.07.2023) në SPB Shkup është raportuar se rreth orës 03:30 në rrugën “Strumiçka” ka rënë zjarr në automjetin e pasagjerëve “Audi” me targa të Shkupit, në pronësi dhe parkim të B.L.(35) nga Shkupi. Zjarri është shuar, nuk ka të lënduar, ndërsa kontroll është kryer nga ekipi inspektues i SPB Shkup”, thonë nga MPB./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share