Qyteti i Shkupit ndihmon Vardarin me 250 mijë euro

KËSHILLTARËT SHQIPTAR BRAKTISIN SEANCËN E KËSHILLIT

Këshilli i qytetit të Shkupit vendosi të ndaj  250 mijë euro ndihmë financiare skuadrën e KF Vardarit. Vendimi u kundërshtua nga Këshilltarët shqiptar. Tre skuadrat tjera që poashtu garojnë në ligën e pare heshtin.

Qyteti I Shkupit vendosi të ndihmoj me 250 mijë euro skuadrën e KF Vardarit. Inciciativa e këshilltarit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Panovski, që finansiarisht të përkrahet ky klub futbolli, u përkrah nga 34 këshilltarë, ndërsa Këshilltarët shqiptar lëshuan mbledhjen në formë mospajtimi me këtë vendim.  Kordinatori i grupit  të këshilltarëve të BDI-së në qyetin e Shkupit, Besnik Ajeti, theksoi se janë për nisma që përkhrasin sportin por që kjo të bëhet edhe për skuadra tjera në qytetin e Shkupit.

“Ne si grup i këshilltarëve nga partitë që përfaqësojmë në këtë këshill, njëzëri nuk përkrahëm nismën e tillë dhe në shenjë proteste lëshuam sallën e kuvendit të Qytetit. Ne jemi për nisma dhe përkrahje të secilit klub sportiv, sepse ne Qytetin e Shkupit përfshihen edhe FC Shkupi, Rabotniçki, Makedonija Gjorçe Petrov, etj. Gjithsesi, presim nisma të tilla edhe për klube të tjera përmes thirrjes publike që do të publikojë Qyteti i Shkupit” – tha Besnik Ajeti, këshilltar në Qytetin e Shkupit.

Ashpër e kundërshtuan këtë vendim edhe tifo grupi i skuadrës së Shkupit, Shvercerat.

”Duke patur parasysh se FC SHKUPI po e përfaqëson qytetin as edhe një ndihmë minimale nuk i’u është dhënë gjatë këtyre viteve sidomos për ndeshjet europiane ku siç dihet janë paguar shuma të mëdha për të luajtur në stadiumin e qytetit. Qyteti Shkup funksionon me anë të tatimeve që ne paguajm për një qytet të pastër, urban e jo që të hollat tona të shkojnë për mbeturinat e sistemit dhe politikës” – thonë nga tifo grupi  “SHVERCERAT”.

Para se të vinte pika e ndihmës për Vardarin, këshilltarët votuan për amendament për ribalancim të buxhetit për këtë vit 2023, me të cilin 12 milionë denarë shtesë (200.000 euro) transferohen në sektorin e sportit për përkrahje të klubeve sportive në territorin e qytetit të Shkupit. Klubi I futbollit Vardari në dy vitet e fundit ishte pjesë e Ligës së dytë, ndësa në kampionatin e ri 2023/2024  serish do të garon në Ligën e Parë pas  fitores  në balotazh ndaj KF Skopje. Deri në këto momente nuk ka pasur asnjë reagim nga tre klubet tjera të qytetit që garojnë në Ligën e parë si FC Shkupi, KF Rabotniçi dhe KF Makedonija Gj.P. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share