Këngëtari me famë botërore Ricky Martin ka elektrizuar Tiranën mbrëmjen e së enjtes gjatë performancës në koncertin në sheshin “Skënderbej”.
Nën ritmet e këngëve latine, publiku këndoi me të duke dhuruar një performancë të jashtëzakonshme.
Por atmosfera u elektrizua akoma më shumë kur Ricky Martin hodhi në krah flamurin kuqezi.
“Ju dua Tirana, ju dua”, tha ai në shqip.
Nga sheshi “Skënderbej” ai premtoi se kjo nuk do të jetë hera e fundit që vjen në Shqipëri. Më herët Ricky Martin u prit nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i cili në shenjë mirëseardhje i dhuroi “Çelësin e Qytetit”.
/tvklan.al
https://www.instagram.com/reel/Cu8_AZitCgN/?igshid=MzRlODBiNWFlZA==