LLOGA: NË ÇDO KOMUNË DO TË KETË ZYRË PËR NDIHMË JURIDIKE FALAS
Nga sot edhe banorët e komunës së Bogovinës do të mund të dreјtohen në zyrën e posaçeme për ndihmë jurike falas.
“ Si në çdo komunë që kemi hapur edhe në komunen e Bugovinës bëmë hapjen e një zyre për ndihmë juridike falas, ne do të vazhdojmë që në vendin tonë gjegjësishtë në çdo komunë të ketë zyrë për ndihmë jurike falas që do të ju ofrohet çdo qytetari” – tha Lloga.
Kërkesat më së shumti për ndihmë juridike falas janë në fushen e së drejtës familjare, si raste divorci, kujdestaria për fëmijet, procedurat e trashigimisë, mosmarvshjet në punë etj. Qytetarët mund të informohen për të drejten që ofron shteti në formë të ndihmës juridike falas në zyrat të cilat hapen në komunat e vendit ku jetojë.