95% e zjarreve vitin e kaluar në vend janë të shkaktuara nga faktori njeri

ANGELOV: JEMI TË PËRGATITUR PLOTËSISHT PËR TË LUFTUAR SHUARJEN E ZJARRIT

95 % e zjarreve në vendin tonë në vitin e kaluar janë të shkaktuara nga faktori njeri, ndërsa për këtë vit njeriu i parë i qendrës për menaxhim me kriza, Stojançe Angelov tha se janë të përgatitur plotësisht për të luftuar shuarjen e zjarreve, por kishte edhe apelin, që të gjithë pa përjashtim duhet të kontribojnë në parandalimin e përhapjes së zjarreve.

“Këtë vit do të kemi në dispozicion tre avionë nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, njëri është funksional ndërsa dy tjerët duhet të arrijnë në çdo moment pasi janë të servisuar dhe sipas informatave të drejtorit të Drejtorisë për mbrojtje dhe Shpëtim, Bekim Maksuti, në çdo presim që të arrijnë në vendin tonë, po ashtu në dispozicion kemi dy helikopter të armatëspër të cilat është e rëndësishme të paralajmërojmë se kanë kufizime sepse janë helikopterë të rëndë ushtarakë dhe në zjarret më të nxehta nuk mund të përdoren, por po ashtu kemi edhe dy helikopter të policisë të cilët mund të përdoren dhe janë funksional” – tha Stojançe Angelov, drejtori i Qendrës për Menaxhim me kriza.

Angelov gjithashtu apeloi deri tek qytetarët që dëshirojnë të vizitojnë pyjet paraprakisht të kërkojnë leje të qarkullimin në pyje dhe apeloi që të mos ndezin skara në ambiente të hapura. Ai gjithashtu apeloi deri tek duhanpirësit që të mos e hedhin cigaret e ndezura në ambient të hapur sepse me ndihmën e temperaturave të larta dhe barit të thatë në këtë periudhë të vitit shumë lehte shkaktohet zjarri që përveç dëmeve materiale, mund të rrezikojnë edhe jetën e qytetarëve. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share