40 vjeçarit filloi t’i rahë zemra falë familjes që donoi organet nga një i vdekur

MSH: DY PERSONA DO TË MARRIN VESHKA DHE NJË MËLÇI

Në kraharorin e 40 vjeçarit nga Shkupi filloi të rah zemra falë një dontatorit të një personi të vdekur. Një familje herët në mëngjës vendosi të dhuroi katër organe për të dhënjë një shans të re për jetë katër personave, një pacientit me sëmundje kronike të mëlçisë, dy persona do të marrin veshka.

“Një shans i ri për jetën dhe mëlçinë iu dha një pacienti me sëmundje kronike të mëlçisë, dhe dy pacientë në dializë gjatë ditës do të marrin veshka. Përveç kësaj, një shans për një cilësi më të mirë të jetës, në ditët e ardhshme do t ‘u jepet pacientëve me sëmundje të kockave” – thonë nga MSH.

Ministria e shëndetësisë faleminderoi dhuruesit për mirësinë e pakushtëzuar.

“Faleminderit familjes së dhuruesit që me vendimin e tyre vetëmohues na solli një mëngjes plot shpresë dhe besim në mirësinë e pakushtëzuar. Faleminderit të gjitha ekipeve mjekësore që kanë punuar dhe janë ende duke punuar në klinikat kirurgjikale dhe interne të Shkupit në 24 orët e fundit” – thonë nga MSH.

Ndryshe kjo është hera e parë në historinë e shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut që katër organe në një akt të implantohen nga një donator. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share